Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka komentuar dështimin për formimin e qeverisë së re nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Haliti e ka cilësuar këtë zhvillim si “dështim personal dhe politik të Kurtit”, duke thënë se ai nuk ka arritur të krijojë një koalicion të qëndrueshëm për shkak të mungesës së aftësisë për dialog me partitë e tjera.
Kurti ka shpresuar mbase të gjej një variant, korruptimi e deputetëve. Por, edhe parlamenti nuk ka deputet, sa të dalin nga rrethi që janë, nga partia që i kanë zgjedh. Në të kaluarën ka pas raste që kanë dal…
Kjo legjislaturë nuk ka fuqi, në qoftë se për 9 muaj ditë nuk ka mundur ta formojë qeverinë e konstituojë Kuvendin”, ka thënë Haliti.
