Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haliti falënderon qytetarët: Historia u shkrua nga duart tuaja

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2025 në 11:37
Haliti falënderon qytetarët: Historia u shkrua nga duart tuaja

Sokol Haliti nga LDK ka fituar edhe një mandat si kryetar i Komunës së Vitisë.

Ndonëse vetëm 197 vota më shumë se kandidati i VV-së për kryetar të kësaj komune, Arsim Ademi, Haliti ka siguruar fitoren dhe për këtë ka falënderuar qytetarët e kësaj komune.

Ai ka thënë se historia dje është shkruar nga duart e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Faleminderit pa fund, Vitia ime!

Historia u shkrua nga duart tuaja, me votën tuaj, me besimin që keni treguar në rrugën tonë të përbashkët. Kjo fitore është e juaja, e çdo qytetari, e çdo familjeje, e çdo të riu e të reje që besoi se puna, përkushtimi dhe ndershmëria triumfojnë gjithmonë.

Ju faleminderit nga zemra për çdo takim, çdo buzëqeshje, çdo fjalë mbështetjeje dhe çdo hap bashkë në këtë rrugëtim. Ju faleminderit që treguat se Vitia është qytet i njerëzve që duan vendin e tyre, që nuk lodhen, që ecin përpara me dinjitet, me besim në punë mbi premtime, e përkushtim mbi interesin personal. Kemi dëshmuar se kur jemi bashkë, asgjë nuk na ndal!

Vitia do të vazhdojë të ecë përpara, më e fortë, më e bashkuar dhe më e vendosur se kurrë. Ne do të vazhdojmë punën me të njëjtin përkushtim, me të njëjtin respekt për çdo njeri, e me të njëjtin ideal që na bashkon: të ndërtojmë një Viti që nuk ndalet.

Kjo fitore është e popullit, e qytetarëve të ndershëm që besojnë në të ardhmen e qytetit tonë. Ju faleminderit nga zemra, për besimin, për bashkëpunimin, për dashurinë tuaj. E ardhmja e Vitisë është në duar të sigurta, sepse është në duart tuaja. Së bashku, Vitinë do ta çojmë PËRTEJ!

I juaji, me mirënjohje dhe dashuri,

Sokol Haliti.

Më shumë nga Lajme

  • 21:41Limaj: U gjykuan pozitat e tyre në UÇK, jo individët, kjo është goditje e madhe për shtetin
  • 21:31Deputetja e VV për Specialen: S’mundemi me hartu projektligj pa u siguru nga mbrojtja se nuk na shkakton probleme në Apel
  • 21:30Çlirim Haziri kritikon institucionet: Boll më me fjalë që nuk e ndjejnë peshën e kësaj historie
  • 21:28Kryeziu-Hyseni: Nëse PDK do ta kishte të parën çështjen e Presidentit, do të besoja se seriozisht po duan t’i qasen ligjit për Specialen
  • 21:17Bashkimi i shqiptarëve për zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Hap i mirë politik