Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Halilaj: Qeveritë e kanë harruar ekonominë – Aleanca e ka prioritet, më e rëndësishmja energjia

GD
Gazeta Demos31 maj 2026 në 13:46
Halilaj: Qeveritë e kanë harruar ekonominë – Aleanca e ka prioritet, më e rëndësishmja energjia

Kandidati për deputet nga Aleanca, Durim Halilaj, ka kritikuar qasjen e institucioneve të qeverive të kaluara ndaj zhvillimit ekonomik, duke thënë se gjatë viteve të fundit vëmendja është përqendruar në tema të tjera, ndërsa ekonomia dhe investimet strategjike janë lënë anash.

Sipas tij, programi i AAK-së fokusohet në prodhim, energji dhe tërheqjen e investimeve kapitale të huaja në Kosovë.

“Aleanca e ka programin në prodhim, në energji, por njëkohësisht edhe në investimet kapitale të huaja që duhet ardhur në Kosovë, këtë s’po e diskuton askush në Kosovë. Ne s’kemi investime kapitale strategjike që kanë ardhë me investua në Kosovë. Arsyeja është shumë e thjeshtë, sepse për gjashtë vite është diskutuar vetëm për luftë, keqësim, Serbia etj., është harruar ekonomia. Nuk mundet me ardhë një kompani e madhe me investua në Kosovë, kur e ki gjendjen e pasigurisë edhe me energji. Sot ka pas ndërprerje të energjisë në baza ditore”, deklaroi ai në Tëvë1.

Ai ka theksuar se sektori i energjisë duhet të jetë prioritet kryesor, duke kujtuar se Aleanca ka prezantuar projekte në këtë fushë edhe në të kaluarën.

“Sa i përket rrymës, Aleanca është e vetmja që duhet t’u dalë përballë qytetarëve, për shkak se ka pasur projekte për energjinë që nga viti 2005 dhe 2018. Energjia është tema kryesore dhe prodhimi duhet të zhvillohet në Kosovë”, është shprehur ai.

Halolaj vlerësoi se përmirësimi i sigurisë energjetike do të krijonte kushte më të favorshme për investitorët e huaj dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Durim Halilaj

Më shumë nga Lajme

  • 18:41“171 mjekë u kthyen në Kosovë”, opozita dhe mjekët e sfidojnë Kurtin: Tregoni emrat!
  • 18:22Rashiq: Qeveria e Kosovës më e gatshme për Asociacionin pas fitores së Listës së Studentëve në Serbi, njohja të lihet anash përkohësisht
  • 18:19Greva e punëtorëve të Infrakos, nesër ndërpritet qarkullimi i trenave
  • 18:03“Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin në Hagë
  • 17:54Aksion policor në Pejë – arrestohet një person, i gjenden armë zjarri dhe rreth 300 gramë marihuanë