Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hajdari: Komuna e Drenasit, e mbështjellë me shirita të krimit – thirrje për drejtësi

GD
Gazeta Demos1 tetor 2025 në 22:04
Hajdari: Komuna e Drenasit, e mbështjellë me shirita të krimit – thirrje për drejtësi

Sot, kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK, Petrit Hajdari, së bashku me kandidatët për asamble dhe rininë e qytetit, ndërmorën një aksion simbolik duke mbështjellë ndërtesën e Komunës me shirita të verdhë të krimit.

Ky veprim, siç u theksua nga Hajdari, është një shenjë e qartë se Komuna është shndërruar në “vendngjarje” të abuzimeve dhe korrupsionit. “Ky shiritëzim nuk është kundër Komunës si institucion, por kundër atyre që e kanë përdorur atë për pazare dhe interesa personale. Nëse kryetari në ikje e ka kthyer komunën në vend të krimit, atëherë qytetarët sot e kanë shënuar si të tillë,” u shpreh Hajdari.

Ai theksoi se të rinjtë e Drenasit, të zhgënjyer dhe të lënë pa perspektivë, sot dhanë një mesazh të qartë: koha e pazareve ka mbaruar. “Komuna nuk është më qendër shërbimesh, por skenë abuzimi. Qytetarët e kanë kthyer këtë ndërtesë në provë të gjallë të krimit që ka ndodhur brenda saj,” shtoi ai.

Petrit Hajdari i bëri thirrje institucioneve të drejtësisë dhe prokurorisë që të mos heshtin më, duke paralajmëruar se çdo ditë vonese është padrejtësi për qytetarët e Drenasit. “Ky nuk është më dyshim, as thashethem – është fakt i incizuar. Është dëshmi e gjallë e pazareve me pasurinë e qytetarëve dhe e përmasave të krimit të organizuar brenda Komunës së Drenasit,” theksoi kandidati i PDK-së për kryetar.

Postimi:

DrenasPDK

Më shumë nga Lajme

  • 00:45Enver Hasani thotë se zgjedhja e Justina Pulës është e rregullt
  • 00:45Hamza pas përfundimit të seancës: Ditë e dobishme për Kosovën
  • 00:33Bekim Sejdiu reagon pas zgjedhjes së presidentës
  • 00:29Zgjedhja e Justinës presidente, vjen reagimi i parë nga AAK
  • 00:29Reagon Hykmete Bajrami: Ju kam thanë se gjashtë deputetët e LDK-së s’e çojnë vendin në zgjedhje