Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gushti mbyllet me javë të nxehtë, temperaturat deri në 36 gradë Celsius

GD
Gazeta Demos23 gusht 2026 në 22:13
Gushti mbyllet me javë të nxehtë, temperaturat deri në 36 gradë Celsius

Java e fundit e gushtit do të jetë e nxehtë, me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale gjatë javës mund të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

E hëna dhe e marta do të jenë kryesisht me diell, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 29 deri në 35°C.

Të mërkurën priten edhe reshje lokale shiu, kryesisht në disa zona, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 33°C.

Moti do të mbetet i ngrohtë edhe të enjten, me temperatura deri në 34°C. Dita më e nxehtë pritet të jetë e premtja, kur maksimalet mund të shkojnë deri në 36°C.

Instituti ka bërë thirrje për kujdes gjatë orëve më të nxehta të ditës, veçanërisht nga 10:00 deri në 16:00. Rekomandohet konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve, shmangia e qëndrimit të gjatë në diell dhe kufizimi i aktiviteteve fizike gjatë mesditës.

Edhe për bujqësinë, moti i thatë dhe temperaturat e larta pritet të ndikojnë në rritjen e nevojës për ujitje. Për këtë arsye, fermerëve u rekomandohet të kontrollojnë lagështinë e tokës dhe të ujisin sipas nevojës.

Parashikimi sipas ditëve:

E hënë: 12–17°C, maksimalet 29–34°C.

E martë: 11–15°C, maksimalet 30–35°C.

E mërkurë: 11–17°C, maksimalet 29–33°C, me mundësi për reshje lokale.

E enjte: 11–16°C, maksimalet 29–34°C.

E premte: 10–15°C, maksimalet 30–36°C.

Indeksi UV do të jetë i lartë deri shumë i lartë, ndaj këshillohet mbrojtje shtesë nga rrezet e diellit.

temperaturatmaksimaletnxehtë

Të ngjashme

E enjtja sjell mot me diell e vranësira, ja sa do të jenë temperaturat

E enjtja sjell mot me diell e vranësira, ja sa do të jenë temperaturat

23:34
Mot me diell, diell, temperaturat pritet të arrijnë deri në 26°C

Mot me diell, temperaturat pritet të arrijnë deri në 26°C

07:33

Më shumë nga Lajme

  • 23:44Diplomatja shqiptare: Presidentja e Kosovës është katolike me origjinë nga Shkodra
  • 23:33Kryesindikalisti: Defekti ndodhi rreth orës 19:30 gjendja e minatorëve stabile, po flasim me tela induktivë, një ka dalë
  • 23:27Tre minatorët që dolën nga thellësia e minierës janë në gjendje të mirë shëndetësore
  • 23:24Meliza Haradinaj: Kurti s’donte t’ia vazhdonte Osmanit mandatin, prandaj na çoi në zgjedhje
  • 23:24Çun Lajçi uron presidenten, ka një mesazh për të