Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gruda: Pushteti po tallet me qytetarët, bllokada e institucioneve vjen nga vetë ta

GD
Gazeta Demos22 gusht 2025 në 17:07
Gruda: Pushteti po tallet me qytetarët, bllokada e institucioneve vjen nga vetë ta

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka vlerësuar se PDK-ja ka treguar përgjegjësi shtetërore në procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Ai ka bërë me dije se në këtë proces kjo parti e ofruar pa asnjë kusht votën për kryetar Kuvendi nga LVV.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se PDK-ja ka me vetëm një kriter moral: kandidati të mos ketë qenë pjesë e kabinetit Kurti.

“Por pushteti, në vend që të hapë rrugën e zgjidhjes, ka zgjedhur të tallet me qytetarët duke propozuar vetëm ministra të kabinetit qeveritar. Për pasojë, Kuvendi ka mbetur i pakonstituuar për më shumë se gjashtë muaj, një dëshmi e qartë se bllokada e institucioneve nuk vjen nga opozita, por nga vetë pushteti.”, ka shkruar Gruda.

Postimi i plotë:

Në demokraci, opozita nuk bëhet kurrë patericë e pushtetit. Ajo nuk voton për ta zgjatur jetën e një qeverie që ka humbur besimin, as nuk pranon të legjitimojë emërimet e njerëzve të pushtetit në pozita të larta shtetërore pa marrëveshje politike. Ky është vetë thelbi i opozitës: të qëndrojë përballë pushtetit, jo t’i shërbejë atij.

Megjithatë, ne si PDK kemi treguar përgjegjësi shtetërore, duke ofruar pa asnjë kusht votën tonë për Kryetar Kuvendi nga LVV, me vetëm një kriter moral: kandidati të mos ketë qenë pjesë e kabinetit Kurti.

Por pushteti, në vend që të hapë rrugën e zgjidhjes, ka zgjedhur të tallet me qytetarët duke propozuar vetëm ministra të kabinetit qeveritar.

Për pasojë, Kuvendi ka mbetur i pakonstituuar për më shumë se gjashtë muaj, një dëshmi e qartë se bllokada e institucioneve nuk vjen nga opozita, por nga vetë pushteti.

Më shumë nga Lajme

  • 23:56Ditë e vështirë për Shqipërinë në përballje me zjarret, situatë kritike në disa zona
  • 23:38Valon Syla: AAK-ja është çelësi, pa të nuk zgjidhet ngërçi politik
  • 23:22Policia jep detaje për shpërthimin në Gjilan
  • 23:22Kolona në dy pika kufitare, në të tjerat kalim i lehtë
  • 23:03Mirena: Duke mos e përfshirë në koalicion Kurti e ka mundësinë ta godasë LDK-në dhe të zgjerojë elektoratin