Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Gruda pas vendimit të Kushtetueses: Kemi vetëm 13 ditë për ta zgjedhur Presidentin dhe shmangur zgjedhjet

GD
Gazeta Demos23 shtator 2026 në 16:33
Gruda pas vendimit të Kushtetueses: Kemi vetëm 13 ditë për ta zgjedhur Presidentin dhe shmangur zgjedhjet

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ky vendim, sipas tij, ka konfirmuar qëndrimet që PDK-ja i ka mbajtur gjatë kësaj periudhe.

Gruda ka renditur katër pika, duke theksuar se Kuvendi nuk është konstituuar brenda afatit kushtetues 30-ditor, ndërsa sipas tij, afati për zgjedhjen e Presidentit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor.

Ai ka deklaruar gjithashtu se nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së duhet të zgjidhet dhe kjo pozitë, sipas tij, nuk mund të anashkalohet.

“Tani kemi vetëm 13 ditë kohë për të vepruar: për t’i miratuar ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, për ta zgjedhur Presidentin e Republikës dhe për t’i shmangur zgjedhjet e reja. Koha është e kufizuar dhe përgjegjësia tashmë është e qartë.”, ka shkruar Gruda.

Postimi i plotë i Grudes:

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese ka vërtetuar qëndrimet që PDK-ja i ka mbajtur vazhdimisht gjatë gjithë kësaj kohe:

1. Kushtetuta është shkelur duke mos u konstituuar Kuvendi brenda afatit 30-ditor.

2. Afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit ka filluar më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor. Pra, LVV-ja nuk mund t’i zhvendosë afatet kushtetuese sipas interesit të saj politik dhe ta shtyjë vendin drejt zgjedhjeve më 27 dhjetor, siç ka synuar.

3. Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së duhet të zgjidhet. Kjo pozitë nuk mund të anashkalohet apo të mbetet peng i vullnetit të shumicës parlamentare.

4. Tani kemi vetëm 13 ditë kohë për të vepruar: për t’i miratuar ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, për ta zgjedhur Presidentin e Republikës dhe për t’i shmangur zgjedhjet e reja. Koha është e kufizuar dhe përgjegjësia tashmë është e qartë.

Vendimi i sotëm konfirmon një parim themelor: afatet kushtetuese nuk janë çështje vullneti politik dhe Kushtetuta nuk mund të përshtatet sipas interesave të momentit

grudakemiditë

Të ngjashme

Lushaku-Sadriu: Qëndrimi ynë për Ligjin për Specialen është i pandryshueshëm

Lushaku-Sadriu: Qëndrimi ynë për Ligjin për Specialen është i pandryshueshëm

11:29
Gruda pas vendimit ndaj Thaçit: Kosova duhet të veprojë dhe ta mbrojë luftën e drejtë të popullit të saj për liri

Gruda pas vendimit ndaj Thaçit: Kosova duhet të veprojë dhe ta mbrojë luftën e drejtë të popullit të saj për liri

14:17

Më shumë nga Lajme

  • 20:59Muhaxheri para Komisionit Hetimor: Arlinda s’ka kërkuar kurrë strehim për vete, por vetëm për fëmijën
  • 20:47Tahiri: Sot Baca Jakup na mërziti shumë, na dhemb shpirti për historinë tonë
  • 20:27“Kur e kam pa mbesën e tij…”, vizita e Jakup Krasniqit, shpërthen në lot Hysni Gucati
  • 20:01Vdes mërgimtari nga Italia, Basri Mehmet Kelmendi
  • 19:56Inspektorati i Punës ndërpret punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë