Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjykata Supreme shfuqizon Rregulloren e Termokos-it për sistematizimin e vendeve të punës

GD
Gazeta Demos20 nëntor 2025 në 14:15
Gjykata Supreme shfuqizon Rregulloren e Termokos-it për sistematizimin e vendeve të punës

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës ka miratuar kërkesëpadinë e paditëses A.U.-F., e paraqitur kundër Ndërmarrjes Publike “Termokos” Sh.A., duke shpallur të paligjshme dhe duke shfuqizuar Rregulloren nr.1450/1 të datës 08.08.2024, për Organizimin dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në këtë ndërmarrje publike.

Seanca shqyrtuese është mbajtur më 12.11.2025, në përputhje me nenet 58 dhe 59 të Ligjit Nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative, në prani të palëve ndërgjyqëse. Pas vlerësimit të bazës ligjore, përmbajtjes, formës dhe procedurës së ndjekur për miratimin e këtij akti nënligjor, Gjykata Supreme ka konstatuar se Rregullorja është nxjerrë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe ndryshimet e tij.

Sipas gjetjeve të gjykatës, Rregullorja nr.1450/1 është nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, i cili, sipas ligjit, nuk është person i autorizuar për të miratuar akte nënligjore normative që kanë të bëjnë me organizimin dhe sistematizimin e brendshëm të vendeve të punës.

Gjykata ka vlerësuar se akti i kontestuar është nxjerrë pa kompetencë ligjore dhe në kundërshtim me parimin e ligjshmërisë, ndërsa padia e paraqitur nga paditësja është konsideruar e bazuar në ligj.

Gjykata Supreme

Më shumë nga Lajme

  • 11:46Publikohet klipi i protestës së 1 Tetorit në Prishtinë
  • 11:4328-vjetori I Masakrës së Abrisë, Haradinaj: Kosova e pagoi shtrenjtë okupimin me spastrim etnik
  • 11:42Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare
  • 11:41BE reagon për arrestimin e kosovares, Vlora Hysenit, ish-shefes së Intelegjencës në Shqipëri: po i ndjekim nga afër zhvillimet
  • 11:40Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri-Kosovë