Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se nga sot hyn në pushim veror, sipas kalendarit zyrtar të publikuar në uebfaqen e saj. Pushimi do të zgjasë deri më 16 gusht 2025, kur institucioni pritet të rifillojë aktivitetin e rregullt.
Gjatë kësaj periudhe, nuk do të mbahen seanca gjyqësore dhe disa shërbime jothelbësore do të funksionojnë me kapacitete minimale. Megjithatë, Gjykata ka theksuar se do të vazhdojë punën në të gjitha seksionet, dhe parashtrimet mund të bëhen normalisht, përveç rasteve kur ndonjë gjyqtar ka urdhëruar ndryshe.