Gjykata Administrative e Aargaut ka mbështetur ankesën e një kosovari të lindur në Zvicër kundër refuzimit të aplikimit të tij për natyralizim. Gjyqtarët administrativë rrëzuan vendimin e këshillit qeveritar dhe gjithashtu qortuan komunën përkatëse, transmeton albinfo.ch.
Shkallët më të ulëta të gjykatave kishin vlerësuar në mënyrë arbitrare kriterin e integrimit të njohjes me kushtet e jetesës në Zvicër, kanton dhe komunë, ka njoftuar të enjten Gjykata Kantonale e Aargaut.
Burri kosovar ka lindur në Zvicër dhe ka jetuar në të njëjtën komunë që nga viti 1997. Në vitin 2023, këshilli komunal e kishte hedhur poshtë kërkesën e tij për natyralizim, siç detajohet në vendimin prej 35 faqesh nga Gjykata Administrative, shrkuan sda.ch.
Siç deklaroi gjykata në vendimin e saj, komisioni i natyralizimit i komunës arriti gabimisht dhe arbitrarisht në përfundimin se personi në fjalë nuk e plotësonte kriterin e integrimit të njohjes me kushtet lokale të jetesës.
