Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi

GD
Gazeta Demos17 tetor 2026 në 20:40
Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi

Gjykata e Tiranës ka shpallur masat e sigurisë për 51 personat e ndaluar gjatë përplasjeve dhe tensioneve në protestat e ditëve të fundit në kryeqytet.

Sipas vendimit të gjykatës, 11 nga të arrestuarit do të qëndrojnë në “Arrest në burg”, ndërsa për 40 të tjerë është urdhëruar lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi, për sa kohë nuk mbahen për ndonjë çështje tjetër penale.

Nga masa e përgjithshme e sigurisë për grupin e liruar nga qelitë:

5 persona u lanë në “Arrest në shtëpi”;

25 persona u caktuan me masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”;

10 persona u dënuan me “Ndalim dhe detyrim qëndrimi në një vend të caktuar”, duke iu ndaluar prania në një rreze prej 500 metrash pranë institucioneve publike, si dhe pjesëmarrja në sheshe e tubime pa leje gjyqësore.

Akuzat e ngritura ndaj të arrestuarve përfshijnë shkatërrim prone, goditje për shkak të detyrës, kundërshtim të punonjësve të policisë, pengim të qarkullimit dhe organizim të manifestimeve të paligjshme. Ndërkohë, ndaj njërit prej të lënëve në burg (shtetasit R.D.) rëndojnë gjithashtu edhe akuzat për vjedhje si dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

burggjykatatiranës

Të ngjashme

“Fluturimet vijojnë normalisht”, Aeroporti i Tiranës del me njoftim

“Fluturimet vijojnë normalisht”, Aeroporti i Tiranës del me njoftim

16:21

Më shumë nga Lajme

  • 21:07Sali Berisha bën thirrje për mos bindje civile
  • 21:05Kongresmeni amerikan i bën thirrje qeverisë shqiptare të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve
  • 20:50Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen telefonatave as të Policisë
  • 20:41Shokon nëna e protestuesit që u godit nga Policia: Nuk është student, u pagua për protestë
  • 20:15Thirret protestë kundër Albin Kurtit