Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjuriq bisedon me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës për arrestimin e Popoviqit

GD
Gazeta Demos24 korrik 2025 në 19:58
Gjuriq bisedon me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës për arrestimin e Popoviqit

Kryediplomati serb e ka cilësuar arrestimin e Popoviqit si “të pabazë dhe të paligjshëm”.

Popoviq është dërguar në paraburgim njëmujor pasi më 18 korrik, gjatë shënimit të përvjetorit të vrasjes së serbëve në Rahovec, e kishte quajtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) “organizatë terroriste”.

Autoritetet në Kosovë thonë se ai dyshohet për veprën penale të “nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit”.

Gjuriq tha se arrestimi i Popoviqit përbën “ndjekje politike dhe vazhdim të një fushate më të gjerë frikësimi, poshtërimi dhe presioni ndaj popullit serb” në Kosovë.

Shefi i diplomacisë serbe vlerësoi se dialogu me Kosovën “nuk është i mundur në rrethanat aktuale” dhe shtoi se Serbia llogarit në mbështetjen e të gjithë faktorëve relevantë ndërkombëtarë për lirimin sa më të shpejtë të Popoviqit.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizimin e raporteve, proces që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Beogradi, ndërkaq, llogarit në mbështetjen e Rusisë dhe Kinës në organizatat ndërkombëtare për kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.

Zyrtarët në Serbi e kanë dënuar arrestimin e Popoviqit, duke e cilësuar si një “vendim politik”. Ata kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm si dhe mbrojtjen e misioneve që veprojnë në territorin e Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka paralajmëruar Kosovën për “pasoja të paparashikueshme”, deklaratë kjo që nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është cilësuar si kërcënim. Kurti ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të reagojë “qartë dhe me vendosmëri ndaj kërcënimeve të Vuçiqit”, që sipas tij, mund të destabilizojnë të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Kosova nuk do të tolerojë fyerje dhe përdhosje të historisë dhe të luftës së udhëhequr nga UÇK-ja.

UÇK-ja ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, nuk janë gjetur ende.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte. Gjatë konferencës, Kurti tha se Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë.

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Policia ndalon transportuesit e marihuanës në Mitrovicë, të dyshuarit sulmuan zyrtarët
  • 23:28Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës
  • 23:10Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike