Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjuha e Gecit për Thaçin e Çitakun, Haxhiu në Kuvend:

GD
Gazeta Demos23 prill 2026 në 10:42
Gjuha e Gecit për Thaçin e Çitakun, Haxhiu në Kuvend:

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se e dënon gjuhën e deputetit, Fatos Geci, për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ofendimet ndaj deputetes, Vlora Çitaku, shkruan Gazeta Express.

Haxhiu ka deklaruar se si kryetare nuk do të lejojë që foltorja të përdoret për sulme dhe njollosje të luftës së UÇK’së dhe ndaj atyre që i kanë dalë zot vendit.

“Në seancën e kaluar kam ndërhyrë ndaj deputetit Geci sepse ajo dekalratë ishte e rëndë dhe përçarëse. Uroj që vendimi i Gjykatës ta korrigjojë padrejtësinë e Prokurorisë. Si kryetare e Kuvendit e dënoj këtë gjuhë dhe si kryetare e Kuvendit nuk do të lejojë që foltorja e Kuvendit të përdoret për sulme të tilla. Të debatojmë me argumente e ide dhe assesi me qëndrime që e cenojnë luftën tonë çlirimtare dhe ata që i dolën zot vendit. Çdo tentim për ta njollosur luftën është i papranueshëm nga kushdo që bëhet dhe kudo që bëhet”, ka thwnw Haxhiu.

“Së dyti u bë e ditur gjuha seksiste ndaj deputetes Vlora Çitaku. Gjuha seksiste dhe poshtëruese ndaj grave në politikë është e turpshme dhe e papranueshme. S’do të lejojë që ajo të normalizohet në Kuvend. Kushdo që i nënçmon, e nënçmon votën e qytetarëve. Kush ka argumente le t’i paraqes ato. Por fyerja, paragjykimi dhe nënçmimi s’janë debat dhe s’do të tolerohen. Kërkoj që të ruhet niveli nga deputetët”, ka shtuar kryetarja Haxhiu.

albulena haxhiu

Më shumë nga Lajme

  • 20:3272 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë
  • 20:28Ja sa është pritja në pikat kufitare
  • 20:16Refuzohet kërkesa e LVV-së për biletat e transportit urban, Rama: Jeni dashakëqij, edhe të padijshëm
  • 20:01Senatorja Ernst në Kosovë, e shoqëruar nga Prattipati viziton Manastirin e Graçanicës
  • 19:56“Ende s’kemi pa asgjë çka kemi me pa”, çka po paralajmëron Abazi?