Një person është arrestuar në fshatin Peqan të Suharekës, pasi më 11 tetor ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse policore dhe është njoftuar Prokurori, ndërsa lidhur me rastin dje është gjetur një gëzhojë ndërsa gjatë kontrollimit të perimetrit më të gjerë, në disa shkurre janë gjetur dhe konfiskuar edhe një armë zjarri, një karikator dhe dy fishekë.

“Fsh. Peqan, Suharekë  11.10.2026 – 14:20. Më 11.10.2026 është arrestuar dhe dërguar në mbajtje i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe është njoftuar prokurori. Ndërsa, lidhur me rastin më 13.10.2026 në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ndërsa gjatë kontrollimit të perimetrit më të gjerë, në disa shkurre janë gjetur dhe konfiskuar edhe një armë zjarri, një karikator dhe dy fishekë”, ka njoftuar Policia.