Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Bordi i Stacionit të Autobusëve kundërshton shkarkimin

GD
Gazeta Demos14 tetor 2026 në 10:13
Bordi i Stacionit të Autobusëve kundërshton shkarkimin

Bordi i NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. ka kundërshtuar vendimin për shkarkimin e tij, duke pretenduar se procedura është ndërmarrë nga anëtarë të rinj të Komisionit Komunal të Aksionarëve, në një kohë kur vendimi për emërimin e tyre ende nuk kishte hyrë në fuqi.

Anëtarja e Bordit, Elona Bajgora, ka thënë se vendimi për shkarkimin e Bordit ekzistues dhe emërimin e një Bordi të përkohshëm është juridikisht i kontestueshëm.

“Vendimin për shkarkimin e Bordit ne e kundërshtojmë , pasi konsiderojmë se vendimi është marrë nga persona të cilët, në momentin e ndërmarrjes së këtyre veprimeve, ende nuk e kishin fituar mandatin për të ushtruar kompetencat e aksionarit”, ka deklaruar Bajgora. “Sipas Bordit, vendimi nr. 01-020/04-146972/26 përcakton se ai hyn në fuqi 30 ditë pas regjistrimit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), si dhe shtatë ditë pas publikimit në ueb-faqen e Kryeqytetit”, ka shtuar ajo.

Akti është parashtruar në MAPL më 1 tetor 2026, ndërsa Bordi pretendon se në momentin kur janë ndërmarrë veprimet për shkarkimin e tij, afati 30-ditor ende nuk kishte përfunduar.

Ndërkohë, anëtarët e deritanishëm të Komisionit Komunal të Aksionarëve më 2 tetor 2026 kanë paraqitur kërkesë në MAPL për shqyrtimin e ligjshmërisë së procedurës dhe vendimit.

Në kërkesë janë ngritur pretendime lidhur me konfliktin e interesit, urgjencën, rendin e ditës, mënyrën e votimit, kuorumin dhe mangësi të tjera të vendimit.

Bordi thotë se deri më tani nuk ka pranuar përgjigje nga MAPL-ja lidhur me këto pretendime.

Pavarësisht kësaj, sipas Bordit, anëtarët e rinj kanë ushtruar kompetencat e aksionarit, duke shkarkuar Bordin ekzistues dhe duke emëruar një Bord të përkohshëm.

“Ne kërkojmë që institucionet kompetente ta shqyrtojnë menjëherë ligjshmërinë e këtyre veprimeve dhe të japin përgjigje për kërkesën e parashtruar në MAPL”, është shprehur Bajgora.

Bordi ka ngritur shqetësime edhe për veprimet e sekretares së ndërmarrjes, Bedrie Mjeku, duke pretenduar se ajo ka mundësuar takimin dhe ka protokolluar vendimet për shkarkimin e Bordit dhe emërimin e Bordit të përkohshëm.

Sipas Bordit, Mjeku ka qenë në dijeni se vendimi mbi bazën e të cilit kanë vepruar aksionarët e rinj ende nuk kishte hyrë në fuqi.

Në fund, Bordi ka bërë të ditur se do të vazhdojë t’i ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë e tij dhe se do të përdorë të gjitha mjetet dhe mekanizmat juridikë në dispozicion për garantimin e ligjshmërisë, mbrojtjen e interesit të ndërmarrjes publike dhe përmbushjen e detyrimeve përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

bordishkarkiminautobusëve

Më shumë nga Lajme

  • 11:13Gërvalla s’merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë ku u mor “vendimi i rëndësishëm” për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
  • 11:13BQK dhe FMN diskutojnë reformat dhe stabilitetin financiar në Kosovë
  • 10:46Djali i Jakup Krasniqit: Është vizita e parë prej një përfaqësuesi të institucioneve të Kosovës që na viziton këto gjashtë vjet
  • 10:37Kur nis strategjia për Apelin e katërshes? Qeveria: Të mos gabojmë
  • 10:37SHBA-ja nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën