Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjuajti me armë jashtë detyrës zyrtare, IPK kërkon suspendimin e policit

GD
Gazeta Demos6 korrik 2025 në 15:51
Gjuajti me armë jashtë detyrës zyrtare, IPK kërkon suspendimin e policit

Hetuesit e Inspektoratit, kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore pas pranimit të informacioneve për një incident që ka ndodhur mbrëmë në një fshat të Komunës së Kamenicës ku i përfshirë dyshohet të jetë zyrtari policor.

“Nga veprimet hetimore fillestare dyshohet se zyrtari në fjalë ka përdorur armën jashtë detyrës zyrtare duke shtënë me armë për motive të paqarta deri më tani”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Prokuroria Themelore në Gjilan është njoftuar për rastin dhe ka autorizuar IPK-në të fillojë procedurat hetimore preliminare lidhur me dyshimin për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” përderisa rasti është duke u zhvilluar në procedurë të rregullt kurse arma është sekuestruar për qëllime të ekzaminimeve të mëtutjeshme.

Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore në koordinim me prokurorinë kompetente drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave lidhur me këtë incident.

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Flakët përfshijnë një lokal në Ulpianë, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes
  • 23:19Parashikimi i motit për të enjten, kaq do shkojnë temperaturat
  • 22:55Hetimi për rastin në Zubin Potok, njohësit: Dëshmon funksionimin e mbikëqyrjes
  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:25Shtufi rrëfen vizitën e Riza Salihut pas vrasjes së Gërvallës e Zekës: Erdhi të kërkonte alibi