Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjetjet e autopsisë së trupit të Enver Bajraktarit: U vra me mjete të forta

GD
Gazeta Demos6 gusht 2025 në 12:03
Gjetjet e autopsisë së trupit të Enver Bajraktarit: U vra me mjete të forta

Enver Bajraktari të hënën u gjet i groposur në një arë të mbjellë me misër në Baicë të Lipjanit. Express mëson nga burimet brenda prokurorisë se bëhet fjalë për vrasje me mjete të forta.

Sot Prokuroria Themelore në Prishtinë i tha Expressit se është kryer autopsia e të ndjerit dhe se po zhvillohen hetime intensive për të zbuluar rrethanat e rastit.

Ata nuk pranuan të japin më shumë informacione.

“Ju njoftojmë, se me datë 05/08/2025, është bërë identifikimi i plotë dhe ishte Enver Bajraktari, është kryer autopsia dhe janë në proces intensiv hetimet në këtë çështje, por detaje më të hollësishme nuk mund të japim në këtë fazë të hetimeve.”

Bajraktari do të varroset sot.

Njëri nga familjarët e të ndjerit, i pyetur se si u gjet vendi i varrosjes së viktimës, tha dje se fillimisht ‘’kanë hi me vëzhgu, ata vëzhguesit e kamerave e kanë gjet tani që lëvizja e fundit u kanë të kjo shtëpia këtu. Në bazë të aty janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardh, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje’’.

Ai ka folur edhe për viktimën duke thënë se i njëjti ‘’nuk supozohet’’ që ka pasur probleme me dikë.

Dje përmes raportit 25 orësh, Policia ka thënë se në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarë.

“VRASJE E RËNDË- Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 19:16Eurodeputeti kritikon Leyenin dhe Kosin për vizitën në Beograd: Po krijon ndjenë të rreme se ky vend është normal
  • 19:15Nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet mbi 20 tonë
  • 19:07Policia sqaron "gjobat" në varrimin e Laurentit: Dy drejtues u gjobitën pasi shkaktuan bllokada
  • 19:06Komandanti i KFOR-it pret shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë situatën e sigurisë në Kosovë
  • 19:02Tentoi të shiste pronë të AKP-së për 800 mijë euro, dënohet me 6 vjet burg