Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Gjeniu i matematikës”, Nili nga Kosova zë vendin e parë në Amerikë

GD
Gazeta Demos18 janar 2026 në 10:47
“Gjeniu i matematikës”, Nili nga Kosova zë vendin e parë në Amerikë

Një nxënës nga Kosova, ka shkëlqyer në garat shkencore dhe të matematikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për Nil Kelmendin, nxënës i klasës së tretë.

Ai u rendit i pari në kategorinë “Best of the Best” në Matematikë dhe i treti në kategorinë “Best of the Best” në Shkencë në garën prestigjioze Neo Science Olympiad, e cila u mbajt nga 10 deri më 15 janar në Orlando.

Nili, nuk shkëlqeu vetëm në fazën finale, por tregoi konsistencë dhe nivel të lartë përgatitjeje gjatë gjithë procesit të garës.

Talenti u rendit i pari në të gjitha fazat parakualifikuese online, duke konkurruar me nxënës nga vende të ndryshme të botës dhe duke dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe talent të veçantë në fushat e matematikës dhe shkencës.

Suksesi i Nil Kelmendit, është një dëshmi e qartë se talenti, puna e vazhdueshme dhe mbështetja e duhur mund të sjellin rezultate të mëdha, edhe në moshë shumë të re.

Ky rezultat nuk është vetëm një arritje personale për Nilin dhe familjen e tij, por edhe një krenari për Kosovën, duke treguar potencialin e jashtëzakonshëm që kanë nxënësit tanë në skenën ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e fëmijëve nga Kosova në këtë garë u organizua nën përkujdesjen e Kosova Global Talent Center, i cili po luan një rol të rëndësishëm në identifikimin, zhvillimin dhe përkrahjen e talenteve të reja në fusha akademike dhe shkencore.

Ky sukses shërben si frymëzim për nxënësit e tjerë dhe si motivim për të investuar edhe më shumë në edukim, dije dhe zhvillimin e talenteve të reja.

Më shumë nga Lajme

  • 23:59A ka një “PO” nga LDK-ja nesër për VV-në?, Sadiku zbulon qëndrimin
  • 23:43Avni Dehari flet për vdekjen e dy djemve te tij: Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…
  • 23:23Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
  • 23:14Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij