Komuna e Gjakovës ka dalë me një njoftim publik për reshjet e dendura të shiut dhe shkrirjes së borës nga malet, shkruan Gazeta Demos.
Në njoftim thuhet se situata nuk është stabile në disa pjesë të kësaj komune.
”Gjendja më e rrezikshme paraqitet në afërsi të lumejve të cilët me shumë vështirësi po përballojnë prurjet e mëdha të ujit.
Për këtë arsye është bllokuar pëkohësisht rruga “Bujar Roka” dhe ura e Shkugëzes meqë prurjet e mëdha në lumin Erenik e kanë vështirësuar kalimin në këtë rrugë.
Prandaj, deri në përmirësimin e situatës, kërkojmë kujdes të shtuar nga të gjithë ju, veçanërisht gjatë lëvizjes në afërsi të lumjeve dhe lokacioneve me sasi të mëdha të ujit.
Gjithashtu ju ftojmë ta përcillni situatën në lokacionet tuaja, sepse prurjet e ujrave mund të rriten në vazhdim. Për çdo problem ju lutem t’i lajmëroni emergjencat dhe policinë”, thuhet në njoftim.