Dy ditë më parë, një bari është dëgjuar t’i kërcënojë me prerje fyti disa turistë në Bjeshkët e Nemuna, ndërsa i ka urdhëruar ata që të kthehen.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur se, i dyshuari është arrestuar dhe se më pas, i njëjti, me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.
‘’Me datën 20.09.2026, Policia është njoftuar nga një video incizim i cili është publikuar në një portal, se në bjeshkët e Junikut një person tani i dyshuar ka kanosur disa turist, Policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin, i njejti është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit të Shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti cilësohet ‘kanosje’’’, ka thënë ai për Express.

