Një 58-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme brenda një shpelle. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drizë në qytetin e Kuçovës. Familjarët e tij kishin denoncuar në polici se ai ishte larguar dy ditë më parë dhe që prej asaj dite nuk ishte kthyer më në banesë.
Familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij, pasi prej disa muajsh ai kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor. Kërkimet e policisë u përqendruan në zonën rreth shpellës në fshatin Drizë, ku edhe oshte parë të hynte nga disa banorë, shkruan A2Cnn .
