Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gërvalla: UNMIK’u të mbyllet, është një humbje e madhe parash të OKB-së

GD
Gazeta Demos21 tetor 2025 në 20:44
Gërvalla: UNMIK’u të mbyllet, është një humbje e madhe parash të OKB-së

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në adresimin e saj para Këshillit të Sigurimit të OKB’së, ka përsëritur kërkesën për mbylljen e UNMIK’ut.Gërvalla e ka cilësuar këtë mision si humbje parash të OKB’së, teksa ka thënë se nëse UNMIK do të largohej qysh nesër, nuk do të kishte asnjë ndryshim në vend.

“UNMIK-u duhet të mbyllet. Është një humbje e madhe parash të OKB-së. Nuk i shërben më asnjë qëllimi…Nëse UNMIK-u do të largohej nesër, asgjë nuk do të ndryshonte në Kosovë dhe për qytetarët e saj”, ka deklaruar Gërvalla.Ajo ka thënë se në Kosovë ka institucione demokratike, agjenci ndërkombëtare dhe organizata të OKB-së që po bëjnë punë të shkëlqyer.

Sipas Gërvallës, “raportet e njëanshme të UNMIK-ut” nuk pasqyrojnë të vërtetën e zhvillimeve në terren, “duke i injoruar faktet që dëshmojnë përparimin demokratik të Kosovës dhe përkushtimin e saj ndaj paqes dhe sundimit të ligjit”.Në fund,ministrja Gërvalla ka deklaruar se Kosova po ecën me vendosmëri në rrugën e saj euroatlantike.

Kërkesë për mbylljen e UNMIK pati edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Jeff Bartos, ka thënë se është koha që UNMIK të mbyllet dhe të bëhet transferimi i funksioneve të tij. Bartos ka deklaruar se në Kosovë nuk ka krizë sigurie dhe se takimet për UNMIK-un janë të padobishme.“Nuk ka krizë sigurie në Kosovë dhe UNMK-u nuk ka më rol në qeverisjen e Kosovës. Koha ka ardhur që të tërhiqet misioni. Z. Shin i çmojmë përpjekjet e UNMIK-ut për dialog por UNMIK-u është mision paqeruajtës pa paqeruajtës. Është koha të fillojë puna e transferimit të funksioneve nga UNMIK në agjenci më të përshtatshme. SHBA u bën thirrje shteteve anëtare për të mbyllur operacionet e saj. Ky tranzicion është i tepërt. Takimet për UNMIK-un janë të padobishme dhe kjo punë duhet të ndërpritet. Këto takime i dëmtojnë institucionet”, ka deklaruar Bartos.

MPJD

Më shumë nga Lajme

  • 14:0716 pjesëtarë të FSK-së certifikohen në trajnimin e avancuar për kërkim-shpëtim
  • 13:55“Liria e Kosovës nuk gjykohet”, nisin të mblidhen protestuesit në Shkup
  • 13:51Kurti pranon letër urimi nga kongresisti amerikan, kërkohet marrëveshje për presidentin e ri
  • 13:31Koci: A ka lidhje insistimi i Serbisë për veriun edhe me fshehjen e krimeve të luftës?
  • 13:21Australia i bashkohet zërit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së