Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje dhe vëllait të saj në Livoç të Ulët të Gjilanit, duke shprehur dhimbje dhe indinjatë për këtë ngjarje të rëndë.

Ajo përmes një reagimi në Facebook,  ka cilësuar ditën e djeshme si të kobshme, duke thënë se një familje tjetër është goditur nga një tragjedi e pariparueshme.

Ajo ka theksuar se institucionet dhe shoqëria nuk duhet të presin që të ndodhin vrasje të grave për të reaguar, por duhet të veprojnë për të parandaluar raste të tilla.