Në Pejë kanë nisur punimet për vendosjen e rrethojave mbrojtëse përgjatë Lumbardhit, si pjesë e fazës së radhës në projektin për hapjen e shëtitores.
Këtë e ka bërë të ditur kandidati për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili ka theksuar se punimet po vazhdojnë me intensitet, me qëllim që qytetarët ta kenë një hapësirë të re për ecje, rekreacion dhe pushim përgjatë lumit.
Sipas tij, ky projekt është pjesë e vizionit për ta bërë Pejën një qytet më të gjelbër, më të pastër dhe më tërheqës për banorët dhe vizitorët.
