Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka hapur fushatën e balotazhit me pjesëmarrjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Muhaxheri ka theksuar entuziazmin dhe besimin me të cilin po hyn në garën për raundin e dytë të zgjedhjeve.
“Me Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, e hapëm fushatën e balotazhit me entuziazëm e besim të madh. Peja ka treguar gjithmonë se di të zgjedhë drejt: për zhvillim, për punë, për të ardhmen! Drejt fitores me 9 nëntor!”, ka shkruar Muhaxheri.
