Dy shoferë janë ndaluar nga Policia në Pejë, pasi po zhvillonin gara të paligjshme shpejtësie në rrugën “Agim Qelaj”.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 13 tetor 2026, kur Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Pejë ka identifikuar dhe ndaluar dy vetura, drejtuesit e të cilave po zhvillonin gara të paligjshme në rrugë.
Pas veprimeve policore, të dy shoferët janë gjobitur me nga 500 euro dhe u është shqiptuar masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike në territorin e Kosovës për 12 muaj.
