Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gara nga Komisioni për të pagjeturit për gërmimet në Zubin Potok: Herët të flitet për numrin e viktimave, policia po ruan lokacionet

GD
Gazeta Demos15 gusht 2026 në 18:03
Gara nga Komisioni për të pagjeturit për gërmimet në Zubin Potok: Herët të flitet për numrin e viktimave, policia po ruan lokacionet

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për persona të pagjetur të zhdukur në luftë, ka folur për gjetjet dhe gërmimet në komunën e Zubin Potokut.

Gara ka bërë të ditur se, pas një pune të vazhdueshme gjatë muajve të fundit nga Sektori i Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, janë lokalizuar tri lokacione të konfirmuara si hapësira për varre masive.

“Është e rëndësishme të potencohet se pas një përpjekjeje të vazhdueshme gjatë këtyre muajve të fundit, tashmë është lokalizuar hapësira me tri lokacione të konfirmuara për varre masive”, ka deklaruar Gara në KlanKosova.

Ai theksoi se është ende herët të flitet për numrin e viktimave apo personave që mund të gjenden në këto lokacione. Sipas tij, fillimisht duhet të përfundojë vlerësimi i të gjithë hapësirës, ndërsa më pas do të ndiqet procesi i identifikimit përmes analizave të ADN-së.

Gara tha se vetëm pas përfundimit të këtyre fazave do të mund të përcaktohet numri i viktimave të mundshme në tri lokacionet.

Sa i përket sigurisë, ai bëri të ditur se policia po ruan lokacionet, përfshirë Kalludrën e Vogël dhe Jabukën.

“Tri lokacionet janë konfirmuar se ka varre masive. Terreni është specifik, zona është malore dhe me thellësi, por përkundër sfidave duhet të theksoj se njësitë përkatëse janë të angazhuara maksimalisht dhe me profesionalizëm të lartë”, tha Gara.

Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur gjatë Luftës ka shprehur mirënjohje për punën e pjesëtarëve të policisë dhe mjekësisë ligjore të përfshirë në këtë proces.

garalokacionetkomisioni

Të ngjashme

Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së mblidhet për të shqyrtuar fushëveprimin

Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së mblidhet për të shqyrtuar fushëveprimin

09:53
KDI: Komisioni për Legjislacion e nisi punën me shkelje të Rregullores së Kuvendit

KDI: Komisioni për Legjislacion e nisi punën me shkelje të Rregullores së Kuvendit

17:06

Më shumë nga Lajme

  • 14:20Arrestimi i Vlora Hysenit dhe roli i SPAK, Rama për median gjermane: Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit
  • 14:15Çitaku i kundërpërgjigjet Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet
  • 13:49Prokuroria rrëzon pretendimin për “bllokimin e buxhetit” të Prishtinës
  • 13:49Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve
  • 13:45Pesë persona humbin jetën pas shembjes së minierës në Turqi