Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në ”Click” të RTV21, ka kritikuar ashpër kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke e akuzuar se ka shkelur Kushtetutën dhe se nuk mund t’u kërkojë të tjerëve respektimin e saj.
Musliu e ka cilësuar Haxhiun si “deputete mediokre”, ndërsa ka thënë se ajo, sipas saj, është ulur në karrigen e kryetares së Kuvendit në mënyrë të jashtëligjshme.
“Albulena Haxhiu është një deputete mediokre, një kryetare e Kuvendit që është ulur në karrigen e Kuvendit jashtëligjshëm. Albulena Haxhiu duhet ta respektojë Kushtetutën e pastaj të kërkojë nga të tjerët ta respektojnë”, ka deklaruar Musliu.
Ajo ka kritikuar Haxhiun edhe për mënyrën se si është menaxhuar seanca e Kuvendit, duke pretenduar se kryetarja nuk do të lejonte një veprim të tillë nëse do të bëhej nga një deputet tjetër.




