Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Musliu: Mashtuesve u doli boja, VV-ja sot firmosi se është bllokuese e institucioneve

GD
Gazeta Demos9 shtator 2026 në 17:45
Musliu: Mashtuesve u doli boja, VV-ja sot firmosi se është bllokuese e institucioneve

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV) se është përgjegjëse për bllokadën institucionale në vend.

Musliu ka thënë se për tre muaj VV-ja ka bërë, sipas saj, propagandë, duke fajësuar të tjerët për bllokadën dhe duke ua atribuar atyre dështimin e saj.

“Mashtuesve u doli boja!”, ka shkruar Musliu në një postim në rrjetet sociale.

Ajo ka pretenduar se zhvillimet e sotme në Kuvend kanë zbuluar atë që e ka cilësuar si “skemën bllokuese” të VV-së.

“Tre muaj me radhë VV-ja bëri propagandë, shpiku fajtorë për bllokadë dhe ua hodhi të tjerëve dështimin e vet. Sot, para gjithë Kosovës, e zbuluan vetë skemën e tyre bllokuese”, ka deklaruar Musliu.

Sipas saj, situata e krijuar tashmë nuk përbën vetëm dështim politik, por edhe “hipokrizi politike”.

“Sot propaganda u përplas me realitetin dhe VV-ja mbeti pa alibi”, ka shkruar deputetja e PDK-së.

Në fund, Musliu ka akuzuar VV-në se me veprimet e sotme ka dëshmuar se është përgjegjëse për bllokimin e institucioneve.

“VV firmosi sot se ata janë bllokuesit e institucioneve dhe pengmarrësit e shtetit”, ka përfunduar ajo.

musliuvv-jabllokuese

Më shumë nga Lajme

  • 19:35Tubimi përpara Kryeministrisë, tensione mes protestuesve dhe policisë, disa shoqërime në komisariat
  • 19:28Shefi i Zyrës së BE: E ardhmja e Kosovës është në Unionin tonë
  • 19:17Tre të plagosur gjatë dhunës në kampusin e Universitetit të Athinës
  • 19:09Albin Kurti: RTK nuk i raporton Qeverisë së Kosovës
  • 18:54Schuebel vlerëson progresin e Kosovës dhe kërkon vazhdimin e reformave