Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

FSK pranon kontingjentin e parë të automjeteve të blinduara amerikane – në pritje edhe sasi të tjera

GD
Gazeta Demos14 korrik 2025 në 16:33
FSK pranon kontingjentin e parë të automjeteve të blinduara amerikane – në pritje edhe sasi të tjera

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar sot se Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar një sasi të parë të automjeteve të blinduara, të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për pajisje të prokuruara në kuadër të programit bilateral të blerjeve shtet më shtet ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi.

Gashi tha se ky kontingjent është pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë, nga e cila pritet të vijë edhe një sasi tjetër automjetesh të tilla.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një sasi të një kontingjenti të automjeteve të blinduara, prodhim i ShBA-së, të cilat janë prokuruar bazuar në një program të blerjeve të veçanta adresuar në planin bilateral të blerjeve shtet më shtet nga ShBA, dhe pritet të pranojmë edhe një sasi tjetër të automjeteve të tilla”, tha Gashi.

Ajo shtoi se për detaje të tjera, publiku do të njoftohet pas përfundimit të tërë procesit të furnizimit:

“Pas përfundimit të procesit të liferimit do të bëhen të ditura edhe detaje të tjera.”Ky zhvillim vjen në vazhdën e përpjekjeve të Kosovës për të forcuar kapacitetet mbrojtëse dhe për të thelluar bashkëpunimin me aleatin e saj kryesor strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

FSK

Më shumë nga Lajme

  • 12:31Kurti e Abdixhiku pas pak pritet të takohen në Kuvend
  • 12:25Reagon Avdullah Hoti: Po i përcjell qëndrimet e VV-së, LDK ka vullnet
  • 12:25Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, Komuna e Prishtinës ndërmerr këtë veprim
  • 12:23Arrestohet një person në Shtime, dyshohet për ngacmim seksual
  • 11:50Ambasadori Ajeti pas tragjedisë në Gjermani: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane