Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë po thellohet dhe forcohet vazhdimisht përmes aktiviteteve të përbashkëta stërvitore.
Ai ka njoftuar se, në kuadër të trajnimeve në fushën e artilerisë dhe zjarrit indirekt, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar qitje me mortaja.
“Në kuadër të trajnimeve në fushën e artilerisë dhe zjarrit indirekt, ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës zhvilluan qitje me mortaja 60, 81 dhe 120 mm në poligonin e qitjes me armë të rënda të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
