Sipas FSK-së qëllimi i këtij trajnimi ishte ruajtja, zhvillimi dhe avancimi i njohurive dhe aftësive profesionale në fushën e zhytjes, në thellësi dhe kushte të ndryshme operative si dhe shkëmbimin e përvojës dhe praktikave më të mira ndërmjet pjesëtarëve të të dy forcave ushtarake.

FSK po ashtu thotë se ky aktivitet i përbashkët dëshmon për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve ushtarake të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe përkushtimin e ndërsjellë për ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve specialistike në realizimin e operacioneve ujore me standarde të larta ndërkombëtare.