Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Forcat speciale të Shqipërisë vlerësohen sipas standardeve të NATO-s

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2026 në 20:12
Forcat speciale të Shqipërisë vlerësohen sipas standardeve të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga stërvitja “Mburoja Ilire 26”, ku po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të operacioneve speciale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të deklaruar në NATO. Forcat e Armatosura të Shqipërisë po i nënshtrohen një procesi vlerësimi për kapacitetet e tyre të operacioneve speciale, në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar edhe pamje nga zhvillimi i stërvitjes. Procesi i vlerësimit përfshin grupin “Special Operations Land Task Group” (SOLTG), një kapacitet i Forcave të Armatosura shqiptare, i deklaruar në NATO.

Sipas ministrit Nufi, vlerësimi po realizohet nga ekspertë shqiptarë të certifikuar nga SOFCOM (NATO Special Operations Forces Command), të cilët po verifikojnë nivelin e përgatitjes, profesionalizmin dhe ndërveprueshmërinë e këtij grupi në përputhje me standardet e Aleancës. Ky proces konsiderohet një hap i rëndësishëm për garantimin e gatishmërisë operacionale të forcave speciale shqiptare dhe përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në NATO

“Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të “Special Operations Land Task Group” #SOLTG, një kapacitet i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i deklaruar në #NATO.

Vlerësimi realizohet nga vlerësues shqiptarë të certifikuar nga #SOFCOM (NATO Special Operations Forces Command), duke dëshmuar nivelin e përgatitjes, profesionalizmin dhe ndërveprueshmërinë e këtij kapaciteti sipas standardeve të NATO-s. Ky proces përbën një hap të rëndësishëm në garantimin e gatishmërisë operacionale dhe përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut“, shkruan Nufi.

shqipërisëspecialenato

Të ngjashme

Hoxha në Budapest: Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Budapest: Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

17:44

Më shumë nga Lajme

  • 21:06Pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë?- Tregon Musliu
  • 20:57Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
  • 20:55Rizvanolli: Do të bëjmë maksimumin për të evituar rritjen e tarifave të energjisë elektrike
  • 20:48Rizvanolli: Çmimi i energjisë ka arritur në 500 euro për megavat-orë, dimër i vështirë për Kosovën dhe Evropën
  • 20:45Vitia: Cilësia e shërbimeve shëndetësore kërkon përkushtim dhe bashkëpunim