Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se duhet të ndahen pa vonesë fondet emergjente lidhur me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në vend.
Ai në Facebook ka shkruar se shumë shtëpi, biznese dhe ekonomi familjare janë goditur rëndë dhe se sipas tij kjo gjendje nuk pret.
“Duhet veprim i menjëhershëm. Duhet vlerësim urgjent i dëmeve dhe mbështetje direkte për familjet e prekura. Fondet emergjente duhet të ndahen pa vonesë. Buxheti i 2026 duhet të përshtatet dhe të reflektoj qartësisht këtë fatkeqësi. Dora e shtetit duhet të ndjehet menjëherë dhe përgjatë gjjthë vitit 2026”.
