Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fluks i madh në Morinë, mbi 11 mijë qytetarë hyjnë në Shqipëri brenda pak orësh

GD
Gazeta Demos25 korrik 2026 në 16:28
Fluks i madh në Morinë, mbi 11 mijë qytetarë hyjnë në Shqipëri brenda pak orësh

Fundjava e fundit e korrikut ka sjellë një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën e përbashkët kufitare të Morinës. Që në orët e para të mëngjesit, mijëra qytetarë të Kosovës i janë drejtuar Shqipërisë për të kaluar fundjavën, por edhe për të nisur pushimet verore në bregdetin shqiptar.

Rritja e lëvizjeve lidhet edhe me kthimin e emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të Evropës. Pas mbërritjes në Kosovë për pushimet vjetore, shumë prej tyre kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë pushimi së bashku me familjet e tyre në Shqipëri.

Për të përballuar fluksin dhe për të shmangur vonesat, Policia Kufitare ka zbatuar procedurën e thjeshtuar të kalimit në kufi për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës. Në varësi të numrit të udhëtarëve, janë hapur edhe sportele shtesë, duke mundësuar një qarkullim më të shpejtë dhe duke shmangur krijimin e kolonave të gjata.

Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, vetëm gjatë orëve të para të ditës së sotme kanë hyrë në territorin shqiptar mbi 11 mijë qytetarë dhe rreth 7 400 automjete. Autoritetet parashikojnë që fluksi të vijojë i lartë edhe gjatë ditëve në vijim, në kulmin e sezonit turistik.

Morine

Më shumë nga Lajme

  • 19:46Vihet në kontroll situata në Margëlliç të Shqipërisë, zjarri preku edhe varrezat e fshatit
  • 19:37Shqipe Mehemeti-Selimi i bën thirrje Prokurorisë: Veproni, u bë thirrje për ekzekutimin e bashkëshortit tim
  • 19:31GOOOOOOL! Kosova në epërsi ndaj Austrisë
  • 19:22Haziri: Kanë mbetur vetëm 48 orë nga afati i 6 tetorit, kryeministri po sillet si tregtar i pandershëm
  • 19:02Dita e 19-të, vazhdon protesta për ish-krerët e UÇK-së në Hagë