Vabai i ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, Fatmir Spahiu ka folur sot në protestë për gjendjen e djalit të tij që po mbahet në burgun e Serbisë, e që po akuzohet për vrasje të rëndë.
Spahiu tha se Arbnori nuk është keqtrajtuar në burgun serb, teksa shtoi se fizikish qëndron mirë.
“Me Arbnorin janë takuar shoqja dhe nëna e Arbnorit. Arbnori sa i përket gjendjes fizike është mirë, për shkak gjendjes emocionale dihet se është i lodhur, i mërzitur nga padrejtësia që po i bëhet, ndërsa me u maltretu nuk është maltretuar, sjellja ka qenë korrekte, mirëpo ai po e vuan atë pasi që është duke u mbajtur në mënyrë të padrejtë”.
