Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Pse heshti për dënimin e ish-krerëve, Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo e deklaratave në media

GD
Gazeta Demos26 shtator 2026 në 14:24
Pse heshti për dënimin e ish-krerëve, Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo e deklaratave në media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për herë të parë pas aktgjykimit dënues të shkallës së parë në Gjykatën e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

E pyetur mbi akuzat ndaj saj se ka qëndruar e heshtur në këtë periudhë, Gërvalla tha se ka nisur punën që në ditën e parë të aktgjykimit.

Ajo po ashtu mohoi të ketë ndonjë lidhje me dëshmi kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Nuk kam asnjë hallkë as me UNMIK-un, as me EULEX-in, as me Specialen, nuk ka asnjë pikëtakim timin as direkt e as indirekt. Mirëpo, edhe pak durim duhet të kemi sepse aktgjykimi do të vijë shpejt dhe do ta shohim shumë shpejt. E kam një shpresë që ata që më së shumti më kanë etiketuar me lloj-lloj emrash, të paktën të skuqen para pasqyrës”.

“Sa i përket heshtjes, nuk kam heshtur, jam ministre e Drejtësisë. Kryeministri ka dhënë një deklaratë në emër të qeverisë. Unë me ekipin tim qysh në ditën e parë i jam futur punës me qëllim që të përgatitemi për një betejë sepse çështja e Speciales është betejë ligjore, jo e deklaratave në media. Duhet të jemi profesionistë të mençur, pa shumë bërtima. Duhet të përgatitemi për instancën e ardfhshme.

“Ju e keni dëgjuar edhe njërin prej avokatëve të njërit prej të akuzuarave dhe të dënuarve në shkallë të parë, i cili thotë se Qeveria nuk di se çfarë do të mund të bënte më shumë. Unë jam e bindur që mund të bëjmë më shumë, por jemi duke i analizuar të gjitha rrethanat”, deklaroi Gërvalla.

Ajo shtoi se kërkesa për dorëheqjen e saj, është e drejtë e secilit që ta shpreh mendimin e tij/saj.

gërvallaish-krerëvebetejë

Të ngjashme

Gërvalla: Raporti i KE-së evidenton progres në sundimin e ligjit, reforma në drejtësi mbetet prioritet

Gërvalla: Raporti i KE-së evidenton progres në sundimin e ligjit, reforma në drejtësi mbetet prioritet

17:47

Më shumë nga Lajme

  • 23:53“Kryeprokuror a je gjallë?” – Besian Mustafa del me reagim pas publikimit të audio-incizimit të Halil Thaçit
  • 23:36Kreu i Degës së LDK-së në Shtime jep detaje për koalicionin me LVV-në
  • 23:20Kurti takohet me kryeministrin kanadez, Mark Carney
  • 23:15Ish-presidentja Osmani me mesazh për presidenten Shiroka-Pula
  • 23:14Osmani kritikon qeverisjen e Kurtit: “I ka kap zorra qorre”, inflacioni 8%, rritja ekonomike 3%