Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Flamujt në kishën ortodokse në Lipjan, Policia identifikon dy persona: Janë njoftuar prokurorët kujdestarë

GD
Gazeta Demos11 gusht 2026 në 16:03
Flamujt në kishën ortodokse në Lipjan, Policia identifikon dy persona: Janë njoftuar prokurorët kujdestarë

Policia e Kosovës, ka reaguar lidhur me një rast që ka ndodhur në kishën ortodokse në Lipjan, ku sipas mbikëqyrësit të kishës, në rrethojën e saj janë vendosur dy flamuj, sipas tij, njëri me mbishkrimin UÇK dhe tjetri i Shqipërisë.

Nga policia bëhet e ditur se, është identifikuar dhe shoqëruar për në Stacionin Policor në Lipjan personi (D. M.) nga Komuna e Lipjanit, dhe se, personi i shoqëruar në stacionin policor është trajtuar nga Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Lipjan, i cili ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit, me 0.61 promila.

‘’Si vazhdimësi e hetimeve policore, sot, më datën 11.08.2026, është shoqëruar në stacionin policor edhe personi (E. M.), po ashtu nga Komuna e Lipjanit, ndaj të cilit kanë vazhduar procedurat e mëtejme policore’’, shtohet nga Policia.

Komunikata:

Prishtinë, 11 gusht 2026

Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë të mediave dhe opinionit të gjerë, lidhur me rastin e vendosjes së flamujve në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan, përmes kësaj komunikate zyrtare njofton se:

Stacioni Policor në Lipjan, më datën 10.08.2026, rreth orës 21:00, nga përgjegjësi/mbikëqyrësi i kishës ortodokse, është njoftuar se në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan janë vendosur dy flamuj, sipas tij, njëri me mbishkrimin UÇK dhe tjetri i Shqipërisë.

Njësitë relevante policore, me të pranuar informacionin, kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe, si rezultat i punës dhe angazhimeve policore, është identifikuar dhe shoqëruar për në Stacionin Policor në Lipjan personi (D. M.) nga Komuna e Lipjanit. Personi i shoqëruar në stacionin policor është trajtuar nga Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Lipjan, i cili ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit, me 0.61 promila.

Si vazhdimësi e hetimeve policore, sot, më datën 11.08.2026, është shoqëruar në stacionin policor edhe personi (E. M.), po ashtu nga Komuna e Lipjanit, ndaj të cilit kanë vazhduar procedurat e mëtejme policore.

Sipas procedurave të parapara ligjore, lidhur me rastin janë njoftuar prokurorët kujdestarë të Departamentit Special dhe të Përgjithshëm, me udhëzimin e të cilëve rasti është dërguar me Shënim Zyrtar.

Në kuadër të Strategjisë së Integruar të Policisë së Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policisë në Bashkësi, Policia e Kosovës ka dosje të veçanta për çdo objekt të trashëgimisë kulturore fetare, të cilat shërbejnë për ofrimin e sigurisë ndaj tyre dhe për parandalimin e çfarëdo rasti apo incidenti të mundshëm. Nga Policia e Kosovës sigurohen 24 objekte të trashëgimisë kulturore me prezencë policore 24/7, si dhe objekte të tjera ndaj të cilave ofrohet siguri përmes njësive policore patrulluese, sipas zonave të përgjegjësisë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim, si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore fetare.

lipjanortodoksepolicia

Të ngjashme

Burri në Graçanicë raporton se frikësohet nga bashkëshortja, policia interviston gruan

Burri në Graçanicë raporton se frikësohet nga bashkëshortja, policia interviston gruan

08:46
Policia kufitare serbe deklarohen për rastin e Milan Radojiçiqit

Policia kufitare serbe deklarohen për rastin e Milan Radojiçiqit

18:03
Publikuan video me armë në rrjete sociale, policia shoqëron tre persona në Rahovec

Publikuan video me armë në rrjete sociale, policia shoqëron tre persona në Rahovec

09:28

Më shumë nga Lajme

  • 20:21Kriza energjetike: Dimër i ftohtë me rrymë të pamjaftueshme
  • 19:55Përfundon pjesa me shkrim e Provimit të Jurisprudencës
  • 19:49‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
  • 19:47Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
  • 19:47Shiriti i dasmës tradhtoi hajdutët në Ballsh, si u grabitën 43 mijë euro?