Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fjala “Onlajn” hyn në fjalorin e Gjuhës Shqipe

GD
Gazeta Demos13 janar 2026 në 16:53
Fjala “Onlajn” hyn në fjalorin e Gjuhës Shqipe

Të martën është publikuar online Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, i cili përmban rreth 125 mijë njësi leksikografike dhe konsiderohet si fjalori më voluminoz i gjuhës shqipe deri më tani.

Në Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe, të publikuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, është përfshirë edhe fjala “online”, e cila tashmë ka hyrë zyrtarisht në fjalor në formën e saj të shqipëruar.

Ajo shpjegohet si: “ONLÁJN ndajf., kompj. Duke përdorur internetin. Mësim (takim) onlajn. U lidhën (biseduan) onlajn.”

Sipas parathënies, fjalori përfshin rreth 105 mijë fjalë në zëra të veçantë, rreth 3 mijë e 500 fjalë “të fshehura” brenda kuptimeve si emra, mbiemra dhe ndajfolje, si dhe rreth 12 mijë e 500 njësi frazeologjike. Po ashtu, ai përmban rreth 5 mijë togfjalësha terminologjikë, 1.200 emërtime shkurtësore, rreth 250 terma të rinj të paasimiluar fonetikisht, 1.650 shprehje të huaja të paasimiluara dhe afro 250 mijë kuptime leksikore.

Bazuar në parathënie, kjo vepër leksikografike vjen si një botim i munguar prej kohësh dhe shumë i kërkuar nga përdoruesit e gjuhës shqipe.

Më shumë nga Lajme

  • 23:26Nesër Gjykata e Apelit shqyrton ankesën e Naim Murselit
  • 23:01“Arlinda m’ka thirrë n’telefon tha ma dhanë të drejtën për djalin por e mori baba”, Natyra Kuçi në Pressing
  • 22:48“E pafalshme”, Deliu-Kodra: Ende pa u varrosur Arlinda Zekaj, Donika Gërvalla tha në Kuvend se ajo nuk iu drejtua qeverisë për ndihmë
  • 22:47Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë
  • 22:46“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi