Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Feride Rushiti: S’është diskutuar më emri im për Presidente, po e vazhdoj punën në QKRMT

GD
Gazeta Demos19 gusht 2026 në 12:48
Feride Rushiti: S’është diskutuar më emri im për Presidente, po e vazhdoj punën në QKRMT

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tha se emri i saj nuk është diskutuar më si kandidate potenciale për Presidente të vendit, pasi në fund të prillit nuk u votua për shefe të shtetit si e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Rushiti itha se që kur nuk pati konsensus për votimin e saj, ka qenë “plotësisht e qetë” dhe po e vazhdon punën në organizatën që e ka themeluar vetë.

“Jo. Pas atij momenti që kam qenë (kandidate për Presidente), kam qenë plotësisht e qetë dhe po vazhdoj punën time në QKRMT, ashtu siç e kam thënë edhe në konferencën për shtyp që e kam pasë atëherë”, tha ajo.

E pyetur nëse do të ishte e gatshme që të kandidohej sërish për Presidente, Rushiti tha se ajo çështje do të duhej të diskutohej në disa instanca në organizatën që ajo e përfaqëson.

“Kështu, po më vjen keq, nuk flitet, sepse duhet përmes instancave të ndryshme në organizatë të diskutohen ato. Por unë veç po ju tregoj që ai ka qenë qëndrimi im i fundit publik dhe ashtu mbetet”, tha ajo për Gazetën Express.

Rushiti në prill kishte pranuar të kandidonte për Presidente, me bindjen se ishte “figurë unifikuese” dhe që, siç thoshte, mund ta nxiste “dialogun mes partive politike”.

Në një seancë për zgjedhjen e Presidentit të mbajtur më 27 prill me kërkesë të LVV-së – ku kishin munguar deputetët e partive opozitare – Feride Rushiti kishte marrë 63 vota.

Pasi në mesnatën mes 28 dhe 29 prillit kishte skaduar afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, Rushiti kishte thënë në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se angazhimi i saj do të vazhdonte në QKRMT.

“Ky kandidim nuk ka qenë ambicie, as aspiratë për pushtet. Ka qenë vetëm një përpjekje e sinqertë, një kontribut për vendin tim, si person jopartiak, që t’i japë mundësi zgjidhjes së ngërçit politik që aktualisht po e kalon vendi”, pati deklaruar ajo.

Ajo e kishte shpallur të përfunduar “rrugëtimin” e saj si kandidate për Presidente, duke uruar zgjidhje pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që do të mbaheshin më 6 qershor.

“Ky rrugëtim i imi, i cili ka vazhduar dje realisht me qëllimin më të mirë të mundshëm për ta nxjerrë vendin prej kësaj krize aktuale me të cilën po ballafaqohet, përfundon sot me një reflektim të thellë dhe me një përgjegjësi të plotë ndaj vendit, duke uruar që zgjedhjet të sjellin stabilitet institucional në të ardhmen”, kishte deklaruar ajo.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku iu rikthyen takimeve për çështjen e Presidentit. Ata dje zhvilluan takimin e parë që kur LDK-ja hoqi dorë nga bisedimet për t’u përfshirë në bashkëqeverisje me LVV-në dhe nga kërkesa për pozitën e shefit të shtetit.

Pas takimit për të gjetur një emër konsensual jopartiak, ata thanë se kishin diskutuar për profilin potencial që do të duhej ta kishte kreu i ri i shtetit, duke paralajmëruar se në takimin e ardhshëm do të flisnin për emra konkret.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 6 qershorit, të cilat erdhën për shkak të moszgjedhjes së Presidentit, ende nuk është konstituuar Kuvendi.

Me kërkesë të Kurtit, seanca konstituive e Kuvendit që nisi më 6 gusht u ndërpre dy herë radhazi. Ai nuk e propozoi kandidatin për kryeparlamentar, siç kërkohet me Kushtetutë, pasi e konsideron të padobishme që të zgjidhet kryeparlamentari dhe nënkryetarët pa një marrëveshje paraprake për zgjedhjen e Presidentit.

Sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, më 7 gusht në mesnatë ka përfunduar afati për konstituimin e Kuvendit. Megjithatë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari – deputeti më i vjetër i Kuvendit që vjen nga LVV-ja – e caktoi për 8 gusht vazhdimin e seancës konstituive, e cila u ndërpre nga ai në po të njëjtën mënyrë si ditën kur nisi.

LVV-ja thotë se nuk do të ketë vazhdim të seancës konstituive pa një marrëveshje paraprake për Presidentin, për zgjedhjen e të cilit është përcaktuar një afat kushtetues 60 ditor, i cili fillon të rrjedhë vetëm pasi të konstituohet Kuvendi.

rushitipresidenteferide

Më shumë nga Lajme

  • 14:20“Nuk është ndonjë resort luksoz” – Deputeti i VV-së konfirmon se bashkë me Kurtin u freskuan në Banjë të Malishevës
  • 14:19Enver Hoxhaj uron bashkëshorten për ditëlindje: Me ty, çdo vit më i bukur, dashuria ime, krenarie ime
  • 14:13Ja sa cigare mund të futni pa doganë në Kosovë – njoftimi i Doganës
  • 14:12Tragjedia në Smrekonicë: Këta janë të rinjtë nga Mitrovica që humbën jetën
  • 14:10“Allahu deshi të të marrë afër”, dedikim prekës nga gruaja e njërit prej viktimave në Smrekonicë