Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fatos Qerimaj ngre alarmin për presione politike: Nuk do të hesht përballë padrejtësive

GD
Gazeta Demos8 maj 2026 në 15:54
Fatos Qerimaj ngre alarmin për presione politike: Nuk do të hesht përballë padrejtësive

Fatos Qerimaj ka njoftuar se ka dorëzuar ankesë zyrtare në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, kundër vendimit për transferimin e tij nga pozita e Drejtorit të Autoritetit të Pellgjeve Lumore.

Sipas reagimit të tij, ankesa është dorëzuar përmes avokatit Hajzer Salihu, duke e cilësuar vendimin si të kundërligjshëm dhe në kundërshtim me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative dhe Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Qerimaj ka bërë të ditur se është kërkuar edhe pezullimi i zbatimit të vendimit deri në shqyrtimin përfundimtar nga KPMSHCK-ja.

Ai ka renditur disa shkelje që pretendon se janë bërë gjatë procedurës, përfshirë mungesën e bazës ligjore, mungesën e arsyetimit juridik, cenimin e procedurave administrative dhe veprime arbitrare ndaj tij si zyrtar publik.

Në reagimin publik, Qerimaj ka akuzuar për ndërhyrje politike dhe tentativa për largimin e profesionistëve nga administrata publike, duke theksuar se “askush nuk është mbi ligjin”.

Fatos Qerimaj

Më shumë nga Lajme

  • 14:38“Jo në emrin tim” – edhe Këlni ngrihet në mbështetje të çlirimtarëve
  • 14:37Daut Haradinaj: Deklarata 13 ditë pas aktgjykimit, merr kuptim vetëm nëse këtë javë zhbëhet Specialja
  • 14:14Haxhiu: Institucionet të veprojnë të bashkuara, të paraqitet drejtësisht para botës lufta e popullit për liri
  • 13:51“Po injorohet situata për presidentin”, Tahiri: Na ka hyrë debati kush është ma patriot e kush shpiun
  • 13:44Deputeti Fatos Geci nuk i votoi as Deklaratën për Specialen as Vlora Çitakun