Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fatmir Sheholli deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për spiunazh e shantazh

GD
Gazeta Demos7 shtator 2026 në 10:07
Fatmir Sheholli deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për spiunazh e shantazh

Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Fatmir Sheholli, u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzën për “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

“E ndiej veten të pafajshëm”, deklaroi Sheholli.

Deklarimin rreth fajësisë, Sheholli e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori special, Bekim Kodraliu, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Pas deklarimit të të akuzuarit Sheholli, kryetari i trupit gjykues Avni Syla njoftoi atë dhe mbrojtësin e tij- avokatin Mentor Neziri se brenda 30 ditësh mund të paraqesin kërkesë për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës.

Por, avokati Neziri deklaroi se në pajtim me klientin e tij, heqin dorë nga e drejta për kërkesë për hudhje të aktakuzës, duke marrë parasysh faktin se Sheholli ndodhet në paraburgim dhe ka shumë prova personale që do të administrohen.

“Gjykatës i propozojmë që të aprovojë kërkesën tonë dhe të vazhdojmë menjëherë me shqyrtim gjyqësor sa më shpejtë që Gjykata ka mundësi, të fillojë me shqyrtim gjyqësor”, tha avokati.

Më pas, gjyqtari Syla e konsideroi të mbyllur seancën fillestare dhe deklaroi se të gjitha palët do të njoftohen me kohë për caktimin e seancës së ardhshme, për të vazhduar me shqyrtimin gjyqësor.

shehollipafajshëmfatmir

Të ngjashme

Fatmir Sheholli del para Gjykatës, akuzohet për spiunazh e shantazh

Fatmir Sheholli del para Gjykatës, akuzohet për spiunazh e shantazh

09:41
Fatmir Sheholli sit del para Gjykatës, si i akuzuar për spiunazh dhe shantazh

Fatmir Sheholli sot del para Gjykatës, si i akuzuar për spiunazh dhe shantazh

07:24

Më shumë nga Lajme

  • 12:49Drenasi subvencionon nënat lehona me nga 100 euro për çdo lindje
  • 12:28Kurti për varrimin e Mlladiqit: Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit
  • 12:24Dëshmitari polic në rastin “Capat–Sekiraqët”: Dëgjova një zë të tmerrshëm duke kërkuar “ujë, ujë”, dhe dy persona në tokë të plagosur
  • 12:22Lushaku: Rezultatet e testit PISA janë turp qeveritar
  • 12:22Para zyrës së Speciales në Prishtinë kërkohet lirimi i katërshes së UÇK-së