Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Fatmir Limaj lajmërohet për Ditën e Veteranëve

GD
Gazeta Demos30 dhjetor 2025 në 13:50
Fatmir Limaj lajmërohet për Ditën e Veteranëve

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj me rastin e Ditës së Veteranit, ka deklaruar se UÇK-ja ishte vendimi për të mos u përkulur, ishte guxim, sakrificë dhe besë e amanet ndaj Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Limaj përmendi edhe ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë, e për të cilët tha se u ka rënë barra e rëndë për ta mbrojtur pastërtinë e luftës çlirimtare.

“Ditë që i përket themeleve të shtetit tonë. Ditë për ata që morën barrën më të rëndë, që zgjodhën luftën kur liria nuk kishte alternativë tjetër. UÇK-ja ishte vendimi për të mos u përkulur. Ishte guxim, sakrificë dhe besë e amanet ndaj Kosovës. Sot nderojmë veteranët e i kujtojmë edhe ata që nuk janë këtu, ata që janë në Hagë, të cilëve edhe sot, sikurse neve dikur, u ka rënë barra e rëndë për ta mbrojtur pastërtinë e luftës çlirimtare”, ka shkruar kreu i Nismës.

Dita e Veteranit, siç thotë Limaj, na kujton se shteti ynë ka lindur nga lufta e drejtë e UÇK-së.

“Kjo ditë na kujton se shteti ynë ka lindur nga lufta e drejtë e UÇK-së, ky themel nuk guxon të harrohet. Lavdi UÇK-së. Nderim për veteranët”, përfundoi ai.

Ndryshe, ky është postimi I parë I Limajt pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Partia e tij nuk arriti ta kalojë pragun dhe për këtë, nuk ka bërë ende asnjë reagim.

Më shumë nga Lajme

  • 17:11Dialogu në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?
  • 17:07Ky fëmijë ka humbur, nëse e shikoni njoftone policinë
  • 17:02Presidentja dekoron gjeneralin amerikan Osborn, me Medaljen Presidenciale Ushtarake
  • 16:47Platforma “Liria ka Emër” të enjten mban konferencë për media
  • 16:45BE-ja: Protestat në Shqipëri, mobilizimi më i madh qytetar që nga tranzicioni demokratik