Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

GD
Gazeta Demos4 maj 2026 në 10:16
Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Fahrije Hoti, i është bashkuar rrugëtimit politik të saj, për zgjedhjet e 7 qershorit.

Në postimin e saj në Facebook, Osmani tha se heroina e gjallë e këtij vendi, do të bëhet deputete e Kuvendit, me besimin e përbashkët për një Kosovë, “ku dashuria e mund urrejtjen, integriteti dhe puna e ndershme e mundin manipulimin, dhe e vërteta e mund propagandën.”

“Një heroinë e gjallë në Kuvendin e Kosovës!

Kur një grua vendos të ngrihet, ajo e bën këtë për të gjithë.

E fortë si guri, e pastër si loti, punëtore si askush tjetër, krah i përhershëm për gratë, për Krushën dhe për gjithë Kosovën – e pas 7 qershorit, Fahrije Hoti, deputete e Kuvendit, në përfaqësim të secilit prej jush.

Fahrija po i bashkohet rrugëtimit tonë politik, sepse ne besojmë në një Kosovë ku dashuria e mund urrejtjen, integriteti dhe puna e ndershme e mundin manipulimin, dhe e vërteta e mund propagandën. ” – shkroi Osmani.

Në fund, ajo tha se me dinjitet, do ta dëshmojnë forcën e tyre.

“Këtë forcë e kemi dëshmuar bashkë edhe përballë Vuçiçit në Këshillin e Sigurimit, në Parlamentin Evropian dhe kudo tjetër — me dinjitet, me të vërtetën tonë, me zërin e grave që nuk heshtin.

Do ta dëshmojmë sërish, bashkë.

Na priftë e mbara, e dashur Fahrije! ♥️”

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 17:58Instituti GAP: Mbi 250 mijë kosovarë kanë marrë viza në shtete të BE-së nga viti 2020 deri në vitin 2025
  • 17:50Hysen Muzliukaj pezullohet nga detyra e Drejtorit të Instituti për Administratë Publike pasi aktakuzës për korrupsion
  • 17:47Perparim Rama kujton referendumin e vitit 1991: Një popull, një vullnet
  • 17:45“Kosova Republikë”/ Kurti kujton referendumin e ’91-tës
  • 17:44AUV-i tërheq nga tregu disa produkte “Flips Ketchup”