Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjakovës, Ervin Shabani, bashkë me Ledianën , realizoi sot një takim shoqëror me Arlendin dhe Dionin, dy të rinj të suksesshëm që qëndrojnë pas brendit të njohur “Sweet n’ Sour”, që operon në zemër të Qarshisë së Vjetër të Gjakovës.
“Sot, bashkë me Ledianën, realizuam një takim shoqëror me Arlendin dhe Dionin, dy të rinj që kanë krijuar brendin e lokalit “Sweet n’ Sour”, i cili është bërë i njohur në të gjithë Kosovën. Ky brend operon në Qarshi të Vjetër të Gjakovës. Arlendi është i njohur për koktejet e tij, veçanërisht për Lulëkuqen në “emër të Lulëkuqes së Gjakovës”-të cilën e shijuam edhe sot. Kokteji i tij është vlerësuar si një ndër më të mirat në vend dhe me motiv historik. Të rinjtë si Arlendi, kreativ, meritojnë mbështetje për të promovuar Gjakovën përmes brendit të tyre.”, tha Shabani.
