Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Erdha si fëmijë për babin, u ktheva 17 vjet më vonë për shokët e tij”, djali i Limajt: Padrejtësia ishte e njëjtë

GD
Gazeta Demos15 shtator 2026 në 10:55
“Erdha si fëmijë për babin, u ktheva 17 vjet më vonë për shokët e tij”, djali i Limajt: Padrejtësia ishte e njëjtë

Djali i Fatmir Limajt, Durimi, një ditë para vendimit të madh ndaj katërshes së UÇK-së, ka shkruar për momentet e rënda të para disa viteve, kur familja e tij ishte në pritje të babait për t’u liruar nga Haga.

Në rrëfimin e tij se si shkoi atje si fëmijë, ndërsa 17 vjet më vonë për t’i vizituar bashkëluftëtarët e prindit, Durim Limaj, një gjë thotë se ka mbetur e njëjtë: Padrejtësia.

“Per here te pare erdha ne kete vend ne vitin 2003.

Prita para ketyre dyerve per tre vite, deri ne fund të vitit 2005. Atehere isha femije. Nuk kuptoja shume se çfare po ndodhte. E dija vetem se po vija te vizitoja babin. E dija se po mbahej padrejtesisht, sepse arsyeja ishte lufta. Ajo lufte te cilen e kisha perjetuar vete, si femije 7, 8 dhe 9 vjeçar. Por detajet e padrejtesise nuk i kuptoja.

Shtatembedhjete vjet me vone, u riktheva ne kete vend.

Tashme si profesionist, per te vizituar shoket e babit në rrafshin personal; çlirimtaret dhe themeluesit e shtetit, në rrafshin kombetar.

Ishte e njejta padrejtesi.”

Por, ndryshe nga atëherë, Durimi thotë se tash e kupton në detaje këtë padrejtësi, ndërsa tregon disa nga përjetimet me Thaçin, Krasniqin, Selimin e Veselin, në kohën sa ishte fëmijë.

“Gjate procedures se hyrjes neper keto dyer, kujtimet e kohes se luftes me erdhen si ne mjegull. Kujtime nga ajo lufte qe e kisha perjetuar vete. E njejta ndjenje rendese, e njejta padrejtesi, si në vitet 2003–2005.

Teksa prisja per legjitimim dhe leje per te hyre ne vizite, me vinin ne mendje ditet kur Rexha vinte e me merrte ne perqafim, me ulte ne preher dhe me tregonte tregime per heronjte.

Struktura e prozes se Rexhes, simbolika që ngerthen ajo, eshte e paperseritshme. Ashtu siç jane edhe tekstet e kengeve që ai ka shkruar.

Por kujtimet nuk ndaleshin aty.

Me vinin ndërmend edhe fjalet e urta të bacit Jakup, profesorit te nderuar. Fjale që kishin peshe. Fjale që bartnin pervojen jetesore dhe akademike te nje patrioti e shqiptari të madh.

Kujtime te ngjashme kisha edhe me Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli. Ne ato rrethana të luftes, sa here qe me shihnin, me prisnin me perqafim dhe me ledhatonin koken.

Ndersa tash, po vija te shihja lirine e burgosur. 

Kjo ishte ndjenja qe me rendonte. Po aq e rende sa ajo e viteve 2003–2005.

Nuk mund te beja dallim mes asaj kohe dhe kesaj të sotmes, perveç nje gjeje: tashme e kuptoja shume mire padrejtesine.”

Në fund, ai tha se pas dyerve të Gjykatës Speciale po tentohet të mbahet e burgosur liria dhe historia e Kosovës.

“Sot po vij ne te njejtin vend, me shpresen dhe besimin se kjo eshte hera e fundit qe po e kaloj kete procedure. Sepse neser, liria jone do të lirohet.

Çlirimtaret tane do të kthehen ne vendin qe e çliruan, ne vendin qe e bene shtet, per te vazhduar fuqizimin e tij.

Neser, historia e luftes sone do te marre edhe nje vule tjeter drejtesie. Vulen e fundit. TRIUMFUESE.”

fëmijëvjeterdha

Të ngjashme

Gjini: Ky aktgjykim s’mund ta ndryshojë të vërtetën historike të Kosovës

Gjini: Ky aktgjykim s’mund ta ndryshojë të vërtetën historike të Kosovës

12:30
Ditë e zezë: UÇK-ja dënohet me 81 vjet burgim

Ditë e zezë: UÇK-ja dënohet me 81 vjet burgim

11:49
13 vjet burg për Rexhep Selimin

13 vjet burg për Rexhep Selimin

11:39
Dënohet me 10 vjet burg i pandehuri për sulm seksual në Mitrovicë

Dënohet me 10 vjet burg i pandehuri për sulm seksual në Mitrovicë

15:36

Më shumë nga Lajme

  • 13:06​Elshani flet për situatën e sigurisë në Veri pas vendimin në Hagë për krerët e UÇK-së
  • 13:02Qëndrimi i palëkundur i Hashim Thaçit: Gati të vazhdojë të luftojë për Kosovën
  • 12:58LDK: Asnjë aktgjykim, as ky i sotmi, nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike
  • 12:53Avokati mbrojtës i Thaçit: Ditë e zëzë për drejtësinë ndërkombëtare dhe fundi i tribunaleve ndërkomëbtare
  • 12:49Bedri Hamza pas aktgjykimit në Hagë: Agresori ishte Serbia viktima ishte Kosova