Gjatë periudhës 2-6 nëntor 2026, moti pritet të karakterizohet kryesisht nga vranësira, me reshje lokale shiu në disa zona. Reshjet më të theksuara parashihen ditën e martë, kur në viset e larta pritet të ketë reshje shiu dhe bore.
Lajme
Nëntori troket me shi e borë, dimri nis të tregojë fytyrën në Kosovë

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale nga 5 deri në 11°C. Mëngjeset do të jenë të ftohta, me mundësi të temperaturave afër 0°C, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të jenë relativisht të ulëta për këtë periudhë.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi të dobët deri mesatare, prej 1 deri në 6 m/s.
Në përgjithësi, java do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët dhe i freskët, me reshje të herëpashershme shiu, ndërsa ditën e premte pritet përmirësim gradual i kushteve meteorologjike, me intervale me diell