Më shumë se asnjëherë në legjislaturën e 10, tani në horizont po shihen zgjedhjet e reja.Për një garë të re, nga LDK- janë mëse të gatshëm.
“Partitë politike gjithmonë të gatshme për zgjedhje, si me i pyet ekipet e futbollit a janë të gatshme për futboll”, ka deklaruar Besian Mustafa, Deputet i LDK-së.Po kaq të gatshëm për një proces të ri zgjedhor, është shprehur edhe një deputet tjetër i gjeneratës së re.
“PDK është partia me strukturat më stabile në vend, dhe marrë parasysh, jam i bindur se PDK është gjithmonë e gatshme për zgjedhje”, ka theksuar Artan Behrami, Deputet i PDK-së.Në rast se nuk arrihet një konsensus për Presidentin, për çka ka pak gjasa, datat e zgjedhjeve, tanimë dihen.
“Në rast se nuk do ketë përfshirje të Kushtetueses me ndonjë lëndë, ekzistojnë dy data: 7 qershor dhe 31 maj, si datat e vetme kushtetuese”, ka deklaruar Eugen Cakolli, Instituti Demokratik i Kosovës.Por, cilado që të jetë data, diçka dihet me siguri: disa nga komisionerët që numëruan vota në zgjedhjet e fundit, tani zgjedhjet e reja potenciale, ka mundësi t’i presin në paraburgim. Ky precedent, pritet që të ketë jopak ndikim, në perceptimin publik.
