Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Elezi: Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas planifikimeve

GD
Gazeta Demos11 dhjetor 2025 në 17:59
Elezi: Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas planifikimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të sjelljes së fletëvotimeve nga Sllovenia, ku janë duke u shtypur, për të filluar me votimin jashtë Kosovës për votuesit që u regjistruan të votojnë përmes postës në zgjedhjet paralamentare të 28 dhjetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i tha RTK-së se për shkak që këto janë zgjedhje të parakohshme që organizohen në periudhë të shkurtër kohore, votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas planifikimeve më 12 dhjetor, por të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që kjo të arrihet në fillim të javës së ardhshme.

“Aktualisht janë duke u shtypur fletëvotimet për votuesit jashtë Kosovës, që i takojnë votimit me postë – dhe planifikojmë që ato të sillen në Kosovë gjatë ditës së premte, 12 dhjetor. Pasi këto fletëvotime të arrijnë në Kosovë, shërbimi votues do të përgatit pakot e veçanta për çdo votues dhe përmes kontraktorit do t’i dërgojë në adresat e votuesve. Për shkak se jemi në zgjedhje të parakohshme, është e vështirë që periudha për votimin përmes postës të fillojë sipas planifikimeve me datë 12 dhjetor dhe të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që kjo të arrihet në fillim të javës së ardhshme”, tha për RTK, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Nga 77 mijë e 85 votuesit e regjistruar jashtë Kosovës, pjesa më e madhe e tyre, 57 mijë e 829 prej tyre janë regjistruar për të votuar përmes postës, ndërkaq mbi 19 mijë e 260 të tjerë për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike.

Votimi përmes postës, sipas afatit ligjor, përfundon më 27 dhjetor. Në këtë ditë, pra një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, mbahet votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Sipas Elezit, ky votim do të organizohet në 24 shtete të ndryshme të botës.

“Më 27 dhjetor, procesi i votimit për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të organizohet në 24 shtete të ndryshme të botës. Sipas vendimit të KQZ-së, votimi do të zhvillohet në 23 ambasada dhe 14 konsullata. Numri i përgjithshëm i votuesve që janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike dhe në të cilat sipas vendimit të KQZ-së do të zhvillohet procesi i votimit, është 19,256”, tha ai.

KQZ-ja fillimisht kishte planifikuar që votimi jashtë vendit të zhvillohej në 50 përfaqësi diplomatike në 36 shtete, si dhe në 10 qendra votimi jashtë përfaqësive. Por, me vendimin e 10 dhjetorit të KQZ-së, duke u bazuar në të dhënat nga regjistrimi i votuesve dhe në aktgjykimin e Gjykatës Supreme dhe vendimin e PZAP-it, procesi do të organizohet vetëm në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 14:58106 milionë euro për parkun e erës, Kurti: Kosova ka potencial të madh për energji të ripërtëritshme
  • 14:43Dogana me njoftim për udhëtarët në Aeroportin e Prishtinës: Mallrat mbi 430 euro duhet të deklarohen
  • 14:42Përparim Rama themelon kompaninë komunale “Pastrimi”: LVV të na e japë votën nesër në Asamble
  • 14:22Publikohet lista e autobusëve për “Marshin për Liri”, këto janë oraret e nisjes nga qytetet e Kosovës
  • 14:09Rama: Për një nënshkrim të Hekuran Muratit, “Pastrimi” humbi 74.1 mln. € të qeverisë gjermane