Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Elezi: Votimi jashtë vendit do të mbahet në 37 përfaqësi diplomatike në 24 shtete

GD
Gazeta Demos12 dhjetor 2025 në 08:20
Elezi: Votimi jashtë vendit do të mbahet në 37 përfaqësi diplomatike në 24 shtete

Nga Australia, Japonia dhe deri në SHBA e Kanada, shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, do të mund të votojnë më 27 dhjetor të këtij viti.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar përmbajtjen e vendimit të KQZ-së për numrin e përfaqësive diplomatike në të cilat do të organizohet votimi.

“Më 27 dhjetor, procesi i votimit për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të organizohet në 24 shtete të ndryshme të botës. Sipas vendimit të KQZ-së, votimi do të zhvillohet në 23 ambasada dhe 14 konsullata. Numri i përgjithshëm i votuesve që janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike dhe në të cilat sipas vendimit të KQZ-së do të zhvillohet procesi i votimit, është 19,256”, tha Elezi.

Më tej, ai shpjegoi se ky vendim i KQZ-së, mbështetet edhe në vendimet e fundit të Gjykatës Supreme dhe të PZAP-it për mundësimin e votimit vetëm në përfaqësitë diplomatike të shtetit të Kosovës, por jo edhe në hapësira shtesë.

“Planifikimi fillestar i KQZ-së ka qenë që ky proces të organizohet në 50 përfaqësi diplomatike të vendosura në 36 shtete si dhe në 10 qendra votimi jashtë përfaqësivediplomatike. Vendimi i KQZ-së, i datës 10 dhjetor, që votimi të organizohet në 37 përfaqësi diplomatike, mbështetet në Aktgjykimin e Gjykatës Supreme dhe vendimin e PZAP-it për zhvillimin e votimit vetëm në përfaqësi diplomatike si dhe në të dhënat nga procesi i regjistrimit të votuesve”, sqaroi Elezi për Ekonomia Online .

Më 25 nëntor, KQZ kishte marrë vendim për miratimin e Qendrave të Votimit dhe vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike për të votuar më 27 dhjetor 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, procesi i votimit planifikohej të organizohej në 50 përfaqësi diplomatike me gjithsej 66 vendvotime, të vendosura në 36 shtete të ndryshme të botës. Megjithatë, sipas vendimit të KQZ-së, kjo listë do të mund të rishikohej nga KQZ, varësisht nga numri i votuesve që do të regjistrohen për të votuar në përfaqësi diplomatike.

Po ashtu, sipas vendimit të KQZ-së, Qendra të Votimit do të hapen edhe në 10 hapësira shtesë, jashtë përfaqësive diplomatike, sipas propozimit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Por, kjo pjesë e vendimit të KQZ-së është shfuqizuar nga PZAP dhe Gjykata Supreme. Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, votimi fizik mund të mbahet vetëm në përfaqësitë diplomatike.

Valmir Elezi

Më shumë nga Lajme

  • 09:50Bedri Hamza: Do ta vizitojë edhe familjen e Rexhep Selimit, kurdo që ata të jenë në mundësi
  • 09:42Mosmarrëveshje mes vjehrrës dhe resë në Prishtinë, intervenon Policia
  • 09:35"Haxhiu mund ta ushtrojë detyrën e presidentes deri më 4 tetor, më pas vendimmarrja mund të kontestohet"
  • 09:24E rrahu rejën, arrestohet vjehrra në Malishevë
  • 09:17Pas më shumë se 27 vitesh, identifikohet njëri nga 10 pjesëtarët e familjes Mëziu të zhdukur nga Marina e Skenderajit